Kina rinis testimet masive të popullsisë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Testimi masiv vjen disa ditë pas zbulimit të dhjetëra rasteve me koronavirus, të cilat lidhen me një spital që trajton pacientët që kthehen nga jashtë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha të hënën se “i … Continue reading Kina rinis testimet masive të popullsisë

Njohje nga Greqia? Kryeministri Hoti në telefon me homologun Mitsotakis

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Me homologun grek Hoti ka biseduar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Hoti ka shkruar se Kosova se i … Continue reading Njohje nga Greqia? Kryeministri Hoti në telefon me homologun Mitsotakis

SHBA, Senati fillon seancat për konfirmimin e gjyqtares Barret

Komisioni i Gjyqësorit i Senatit Amerikan hapi seancën katër-ditore të konfirmimit për kandidaten e emëruar nga Presidenti Donald Trump për anëtare të Gjykatës së Lartë Amy Coney Barrett. Republikanët po përpiqen që procesi të përfundojë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit përballë kundërshtimeve të forta të demokratëve. Seanca dëgjimore për gjyqtaren konservatore Barret, e cila … Continue reading SHBA, Senati fillon seancat për konfirmimin e gjyqtares Barret

Anulohet zyrtarisht debati i dytë Trump-Biden

Debati i dytë presidencial midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden është anuluar zyrtarisht. Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale konfirmoi të premten se aktiviteti i 15 tetorit nuk do të mbahej. Vendimi u mor një ditë pasi komisioni njoftoi se debati do të zhvillohej "virtualisht" meqenëse Presidenti Trump ishte infektuar me koronavirus. Zoti Trump tha se nuk do të merrte pjesë në debat me një … Continue reading Anulohet zyrtarisht debati i dytë Trump-Biden

Paralamërohet goditja e brigjeve të SHBA-së nga uragani i fuqishëm Delta

Një uragan i fuqishëm pritet të godasë bregun e SHBA-së, që ende është duke marrë veten nga stuhia e fundit e madhe. Qendra Kombëtare e Uraganeve konfirmoi se uraganin Delta, i do të zbarkojë mbrëmjen e së premtes. Sipas qendrës, uragani u kthye në stuhi të kategorisë 3, me erëra deri në 195 kilometra në … Continue reading Paralamërohet goditja e brigjeve të SHBA-së nga uragani i fuqishëm Delta

SHBA/ Demokratët kërkojnë një ligji i ri që vë në pikëpyetje aftësinë e Presidentit për të përmbushur detyrën

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ligjvënësi demokrat, Jamie Raskin prezantuan të premten një projekt-ligj për krijimin e një komisioni mbi bazën e Amendamentit të 25-të për të vepruar në bashkëpunim me Nënpresidentin Mike Pence për të zhveshur Presidentin Trump nga autoriteti ekzekutiv. Zonja Pelosi e njoftoi projekt-ligjin, pasi i bëri thirrje administratës … Continue reading SHBA/ Demokratët kërkojnë një ligji i ri që vë në pikëpyetje aftësinë e Presidentit për të përmbushur detyrën

FBI parandalon komplotin e pashembullt për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit

Në SHBA, autoritetet e organeve të rendit njoftuan të enjten për parandalimin e një komploti për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit Gretchen Whitmer, duke arrestuar gjashtë milicë anti-qeveritarë mesa duket të zemëruar për masat e izolimit të politikanes demokrate, gjatë pandemisë së koronavirusit. Ata u akuzuan se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren në shtëpinë … Continue reading FBI parandalon komplotin e pashembullt për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit

Bylykbashi: Gjiknuri të reflektojë, duam lista të hapura 100%

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik. “Duam që zgjedhësit të kenë të drejtë që vendosin se kush do të jetë në Parlament dhe të votojnë partinë që duan. Kjo që kemi tani, e lejon këtë gjë. Maxhoranca, kërkon që tua heqë zgjedhësve mundësinë për të … Continue reading Bylykbashi: Gjiknuri të reflektojë, duam lista të hapura 100%

Shqipëri, Shahini dorëhiqet nga Ministria e Arsimit, e zëvendëson deputetja Kushi

Në Shqipëri ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi sot dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja … Continue reading Shqipëri, Shahini dorëhiqet nga Ministria e Arsimit, e zëvendëson deputetja Kushi