Rita Ora, nën hetim për mosdeklarimin e të ardhurave nga reklamat


Rrjeti social Instagram do të nisë të ndalojë reklamat e fshehura pas një hetimi nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve ka hetuar rrjetin social pasi shumë ndikues të rrjeteve sociale po promovojnë biznese ose shërbime pa bërë të qartë faktin se këto postime janë të sponzorizuara dhe rrjedhimisht të ardhurat nga këto marrëveshje mbesin të padeklaruara.Instagram më parë është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të goditur blogerët që nuk arrijnë të deklarojnë siç duhet miratimet e paguara dhe çështjen më të gjerë të reklamave të fshehura, e cila është e paligjshme sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar.Pjesë e  hetimeve ka qenë këngëtarja Rita Ora, e cila është edhe influencuese në rrjeteve sociale, duke fituar para nga bizneset me të cilat ka partneritet.Instagram së fundmi ka rënë dakord të prezantojë një kërkesë të re e cila do të shfaqet para se përdoruesit të postojnë, duke u kërkuar atyre të konfirmojnë nëse janë paguar në ndonjë mënyrë për të promovuar një produkt .CMA tha se Instagram ka rënë dakord gjithashtu se do të fillojë të përdorë teknologjinë dhe algoritmet e saj për të zbuluar postimet ku reklamat mund të mos jenë deklaruar siç duhet ose qartë, dhe t’i raportojë ata përdorues tek bizneset që promovohen.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s