‘Nën Rrënoja’, një film për tërmetin e 26 nëntorit


Tërmeti i 26 nëntorit 2019, një nga ngjarjet më të rënda të vitit të kaluar që zuri faqet e para në mediat botërore, tashmë do të përjetësohet në një film artistik.

Filmi me titullin “Under The Ruins” (“Nën Rrënoja”) do të jetë një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, dhe sipas faqeve zyrtare në Instagram e FB të filmit stafi është në kërkim të historive personale nga qytetarët për t’i përfshirë në film. Kasti i aktorëve nuk bëhet akoma i ditur, por sipas disa informacioneve të brendëshme do të ketë emra të njohur të huaj dhe do ketë një emër shumë të njohur të botës së artit e televizionit shqiptar, që konsiderohet ‘super-surprizë’. Gjithashtu, arritëm të marrim vesh që filmi me skenar të Koloreto Cukalit do të jetë një miks mes thrillerit e dramës, ndërsa drejtori i fotografisë do të jetë amerikan.Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 humbje jete, dhjetra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme, pa folur për traumën kombëtare e ato individuale. Kjo duket edhe në disa nga historitë që stafi i filmit i ka publikuar në faqet zyrtare në Instagram dhe Facebook.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s