Britania ndalon seksin për çiftet që nuk jetojnë bashkë


Britani vijon të forcojë masat anticovid dhe kjo është vërtetuar së fundi edhe nga një urdhër i prerë që është marrë nga qeveria.

Sipas mediave britanike, autoritetet kanë nxjerrë një urdhër të ri, i cili ndalon çiftet që nuk jetojnë bashkë, në zona si prej jugut të Londrës deri në veri të Anglisë në Northumberland, të takohen për të bërë seks në shtëpitë e tyre.

Vendimi aplikohet për zonat e njohura si “kategori dy dhe tre të izolimit” të koronavirusit.

Natyrisht, të gjithë ata që aktualisht jetojnë me partnerët e tyre nuk preken nga kjo masë, por kushdo që merr në shtëpi të dashurën apo të dashurin e ri, do të penalizohet. I njëjti ligj ishte vendosur edhe në verë në Britani, për të gjithë vendin, por shumë britanikë e ironizuan.

Masa e re nuk është pranuar nga ata që janë ‘single’ dhe nga ata që nuk jetojnë bashkë momentalisht.

Megjithatë, policia tha se nuk do të hyjë me forcë në shtëpi për të zbatuar masën. Në lidhje me kontaktet mes çifteve, ligji kishte një “përjashtim”, ku thuhej se lejoheshin kontaktet mes dy partnerëve nëse ata kishin “një marrdhënie të qëndrueshme”. Por nuk kishte shumë udhëzime mbi atë që mund të quhet e tillë nga departamenti i shëndetësisë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s