Spërklat e pushtetit


Image may contain: 2 people

Pikërisht në ditën që shqiptarëve u është kërkuar mbajtja e detyrueshme e maskave (ose në të kundërt do të perballen me gjoba të konsiderueshme për xhepin e tyre të shpuar), Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur t’u hakërrehet live gazetarëve e të ftuarve të tjerë në një emision televiziv duke thyer edhe rregullat e distancimit social.Duke menduar se çjerrjet e britmat që e karakterizojnë komunikimin e tij ishin të pamjaftueshme, ai ka vendosur të ngrihet, të thyejë rregullat e pandemisë, që i ka vendosur vetë dhe t’u përplasë në fytyrë gazetarëve… gjithçka.*Shkaku*: nuk i pëlqejnë pyetjet e gazetarëve!Komunikimi abuziv *dhe bulist* i Edi Ramës nuk është një dukuri e re. Në qoftë se ai nuk do të ishte Kryeministri i vendit, ky do të ishte një problem me të cilin do të përballej veç familja a miqtë e vet. Por ka “qëlluar” që ai drejton një qeveri, përfaqëson shtetin shqiptar dhe mbi të gjitha shfaqet nëpër ekrane ku e shikojnë i madh e i vogël. Ndërsa të rriturit mund të bëjnë vlerësimin e tyre nëse ky model i përfaqëson ata dhe vlerat e tyre, cili është taksirati i fëmijëve, nxënësve e studentëve të përballen me një model të tillë? Çfarë mund t’ua largojë nga mendjet e tyre të vogla, të tilla fanepsje e lajthitje?Shkollat, gjimnazet e universitetet shpenzojnë burime e energji me vite të tëra për edukimin e brezave të rinj, përpjekje këto që shkojnë në kosh sa herë që figura publike sillen në mënyrë të tillë, fare të padenjë për një komunikim etik në vitin 2020.Hakërrimat e Kryeministrit duhet të jenë objekt masash disiplinore dhe ndëshkimi nga institucionet shqiptare sepse ai në mënyrë sistematike intimidon gazetaret, kundërshtarët politikë dhe qytetarët e thjeshtë që guxojnë të ngrënë pyetje, të japin mendime dhe të sfidojnë mënyrën e të menduarit e të vepruarit të kryeministrit të këtij lloji.Hakërrimat e tij duhet të jenë objekt ndëshkimi edhe nën masat anti-covid që ai – gjithmonë ai – i ka projektuar, miratuar dhe kërkuar të zbatohen.Spërklat e pushtetit abuziv shpërndahen pa mëshirë në fytyrat e çdo shqiptari sot dhe duket se janë bërë po aq të rrezikshme sa edhe ato të Covid-19. Është detyrë e çdo qytetari të mbrojë vetveten duke i thene JO këtij modeli të drejtimit të shoqërisë shqiptare.#RuaniFemijet#jobullizmit#FikniTV#diasporaleviz

Nga aktivistja e orëve të para të Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe nga zërat më vitalë të saj Iva Grillo

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s