“Është tokë e familjes time, daton që nga 1884”/ Dje banorët e fshatit protestuan kundër tij, Fate Velaj tregon dokumentat: Gjyqin po e ndjek motra ime, prona na takon ne


Featured image of article: “Është tokë e familjes time, daton që nga 1884”/ Dje banorët e fshatit protestuan kundër tij, Fate Velaj tregon dokumentat: Gjyqin po e ndjek motra ime, prona na takon ne

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj thekson se prona e tij është me letra që prej vitit 1884 dhe pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë duke shtuar se pronën e kanë trashëguar familjarët e tij.

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka përgënjeshtruar pretendimet e banorëve të fshatit Kaninë, të cilët pretendojnë se ai po u merr me të padrejtë pronën e tyre. I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News, Velaj thekson se prona e tij është me letra që prej vitit 1884 dhe pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë duke shtuar se pronën e kanë trashëguar familjarët e tij. Ai shton se prona i takon atij dhe familjarëve të tij, duke shtuar se procesin gjyqësor po e ndjek motra e tij.

“Unë nuk kam ndjekur asgjë më kanë informuarit. Historia është e tillë që më thanë se kishin vendosur të dilnin në media gjë që do dëmtonte imazhin tim si deputet, prandaj unë duhet ti vija mendjen kokës. Prandaj unë u thashë nëse nuk u dalin mediat kombëtare, merrni dhe media ndërkombëtare. Kë të doni merrni, nëse jeni të bindur për ato që thoni do ju ndihmoj dhe unë ta përhapni,thojini, por nëse ju e keni të dokumentuar. Nëse është nga dëshira për të pasur diçka atëherë do të flasim. U kam thënë sillni dokumentacionin të flasim nëse unë u kam hyrë në pjesë do tu them më falni. Bëhet fjalë për 120 hektarë tokë. Ajo është një tokë me origjinë familjarë dhe daton qysh me vitin 1884 dhe është e dokumentuar. Unë kam sjellë këtu një dokument të vitit 2009, këtu dokumentohet që Çerçiz Velaj nga Kanina e Vlorës i lë trashëgimi katër djemve të tij, një pronë prej 10000 vreten sot janë 120 hektarë. Janë të dokumentuara të gjitha. Janë edhe koordinatat nuk kishte se satelit atëherë. Kjo mban datën e vitit 2009, unë isha në Vjenë atëherë nuk isha deputet. Në vitin 1922 katër vëllezërit e ndajnë tokën në katër pjesë, nga 1000 vreten që ishin e ndajnë tokën me nga 250 vreten. Dhe unë jam tek pjesa e 250 veteranëve që i takonte gjyshit tim. Këtu nuk bëhet fjalë për 1000 vreten, pasi 750 vreten janë përdorur prej kohësh. Në vitin 1994 Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë na njeh si pronarë. Por Komisioni i Kthimit të Pronave të Shqipërisë së asaj kohe thotë mbi ligjin jam unë dhe në vend që të na transkriptohen neve në Hipotekë ja jep dikujt tjetër. Dhe qysh nga viti 1994 familja jonë është në gjyq me disa familje, por jo ato që kanë dalë dje nuk kanë lidhje fare me atë punë. Të gjitha këto janë të vërtetuara, janë të shkruajtur në tapi.

Këtu vërtetohet dhe në 1945, kur vjen partia komuniste në pushtet dhe shpronëson pronarët këtu vërtetohet se familjes Velaj, i janë marrë 1200 vreten. 1000 vreten që ishin në Ujin e Ftohtë dhe 200 vreten të shpërndara në Kaninë. Këto janë të gjitha të dokumentuara. Kemi ndjekur gjithmonë rrugën ligjore dhe jo rrugën e të bërtiturit para mediave. Se ku shkoj unë e di unë! Procesin gjyqësor po e ndjek motra ime. Ju kam thënë na qoftë e mbarë puna dhe jam larguar. Unë do të shkoj ku të dua dhe nuk e kam ndjekur asnjëherë seancat që mos të mos të interpretohet se po ndikoj gjykatën si deputet. Por është një pronë që na takon të gjithë neve si familjar. Ata thonë për dokumenta që dëgjojnë tek klubi i fshatit unë i kam dokumenta të nxjerra nga gjykata.”– tha Velaj.

Jo më larg se dje, disa banorë të Kaninës protestuan kundër deputetit socialist duke pretenduar se Velaj kishte përfituar në mënyrë të paligjshme 120 hektarë tokë në këtë fshat.

(k.m/dosja.al

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s