Nuri Dragoi nderron jete nga covid-19.


Sot në mëngjes, pushoi së rrahuri zemra e bashkë-themeluesit të Aleancës Kuqezi Prof. Nuri Dragoi, për shkak të Covid-19.

  • Nuri Dragoi nuk ishte kurrë deputet, por ishte autor i mbi 30 librave për çështjen kombëtare!
  • Nuri Dragoi nuk ishte ministër, por kishte mbi 200 publikime për Shqipërinë Natyrale.
  • Nuri Dragoi nuk kishte pasaport diplomatike, por ishte kërcënuar me vdekje nga qarqet greke dhe Athina
  • Nuri Dragoi nuk ftohej në televizione, por ishte themelues i medias së lirë dhe gazetës së parë.
  • Nuri Dragoi nuk ishte i pasur në para, por pena e tij i thuroi perla historisë së patriotizmit shqiptar.
    Me Nuri Dragoin shkruam së bashku “Kontratën Kuqezi”, dhe marshuam në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë.
    Sot ne humbēm mikun, shokun, shkrimtarin, diplomatin, studiuesin, publicistin dhe nacionalistin modern.
    Sot ëndrra e Nuriut u shua.
    Ai nuk mundi ta shoh as Shqipërinë e Bashkuar dhe as kauzën kuqezi të fituar.
    Mijëra rreshta ka shkruar për Shqipërinë, Kosovën, Iliridën, Camërinë dhe mua më duhet ti rilexoj sot i pikëlluar dhe i përlotur nga pamundësia, për të qënë atje.
    Sot do doja ta mbuloja me flamurin kuqezi, për të cilin u përkushtua gjithë jetën e tij.
    Sot nga larg dhe në pamundësi për ta përcjell në banesën e fundit, po i shkruaj këtë ngushëllim familjes e cila duhet krenohet me këtë burr fisnik, të Shqipërisë Etnike.
    Lamtumirë Dragoi Kuqezi 🖤❤️🖤
  • Kreshnik Spahiu