Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar 72 milionë euro të dhëna nga qeveria?


Një histori e pastër korrupsioni, abuzimi dhe grabitjeje, që deri më tani i ka kushtuar shqiptarëve plot 72 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe pritet ta rëndojë atë shumë më tepër në të ardhmen, është ajo e tre djegësve të plëhrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të tre projektet e njohur me emrin famëkeq, inceneratorë, kanë lindur nga hiçi pasi qeveria shqiptre nuk kishte në planet e saj afatgjata asgjesimin e plehrave përmes djegjes. Por ka mjaftuar krijimi i një grupi okult biznesmenësh, të cilët me oferta të pakërkuara, pa kapital dhe pa përvojë, të marrin papritmas këtë minierë të ardhurash.

Pikërisht këtë sekemë abuzimi përmes tre inceneratorëve ka zbërthyer emisioni i ri “Me pak fjalë’, i gazetarit Neritan Sejamini, në Euronews Albania (video e investigimit poshte).
Aty zbërthehet se si në vitin 2015 u fillua me incenetatorin e Elbasanit i cili mori një koncesion 22 milionë euro, brenda 4 muaj e tre javësh nga krjimi.

Por emisioni ka zbuluar faktet tronditëse se deri më sot inceneratori i Elbasanit ka marrë 3 milionë euro më shumë sesa kontrata. Sipas të dhënave të Open Data Albania, incineratori i Elbasanit ka marrë që nga viti 2015 deri në qershor 2020 rreth 25 milionë euro.

Dhe skandali nuk përfundon këtu. Incineratori i Fierit, ndonëse nuk ka filluar të ndërtohet ende, ka marrë deri në qershor 2020, nga paratë e buxhetit rreth 82 për qind të kostos totale së kontratës pra 22 milionë euro.

Incineratori i Tiranës edhe ky ende i pa ndërtuar, ka marrë në dy vjet nga buxheti i shtetit mbi 25 milionë euro. Pra, koncesionari ka marrë mbi 20 përqind të kostos totale të projektit.

Pra skandali bëhet i disa fishtë jo vetëm sepse inceneratorët janë koncesione të dhëna në një dorë që po ndërtohen me paratë tona, jo vetëm sepse ato ndryshuan strategjinë afatgjatë që kishte qeveria për problemin e plehrave, jo vetëm se ndosin mjedisin, jo vetëm se vdesin industrinë e riciklimit, jo vetëm se nuk prodhojnë dot energji për tu bërë rentabël, por edhe sepse po paguhen me kapacitet më të madh sesa sasia e mbejjeve që krijojnë zonat të cilave u prkasin.
Prandaj një pyetje mbetet pa përgjigje, ku po shkojnë 72 milionë euro të paguara deri më sot dhe shumë miliona të tjera që pritet të jepen në të ardhmen?

©Lapsi.al