Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Basha flet për zgjidhjen dhe tre prioritete të PD-së


Lulzim Basha tha se zgjidhja për naftëtarët e Ballshit që kanë 15 ditë në grevë urie dhe për familjet e tyre është plotësisht e realizueshme por se kërkon një kryeministër dhe një qeveri që nuk është pjesë e aferave korruptive.

Basha tha se për PD, prioritetet janë të qarta duke dhënë edhe tre pikat për zgjidhjen e problemit të naftëtarëve.

Unë i qëndroj fjalë për fjalë asaj që kam thënë gjatë takimit me naftëtarët në grevë urie. Sikurse e thanë qartë, ata nuk presin më zgjidhje. Janë gënjyer, janë mashtruar vazhdimisht nga Edi Rama dhe partnerët e tij në këtë zhvatje. Po të shikoni një material të publikuar nga zoti Alibeaj sot, do shikoni se çfarë thotë për naftëtarët para dy vjetësh me atë që thotë, do shikoni se Rama është i përfshirë kokë e këmbën në aferat që kanë të bëjnë me rafinerinë. Zgjidhja e këtij problemi është plotësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër dhe qeveri e cila nuk është pjesë e aferave korruptive. Naftëtarët e Ballshit, familjet e tyre, e gjithë zona e Patos-Marinzës, qytetarët e Fierit do të kenë dorë të vendosin më 25 prill. 

Për ne prioritetet janë të qarta, heqja me urgjencë e taksës Rama mbi karburantin 240 l/litër, kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit dhe rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej të paktën 50 milionë eurosh në vit e evazionit që i bëhet arkës së shqiptarëve nga ky sektor. Kështu do arrihet që dhe uzina të vihet në punë dhe nafta të prodhojë mirëqenie për fierakët dhe të gjithë qytetarët”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s