Paralamërohet goditja e brigjeve të SHBA-së nga uragani i fuqishëm Delta


Një uragan i fuqishëm pritet të godasë bregun e SHBA-së, që ende është duke marrë veten nga stuhia e fundit e madhe. Qendra Kombëtare e Uraganeve konfirmoi se uraganin Delta, i do të zbarkojë mbrëmjen e së premtes. Sipas qendrës, uragani u kthye në stuhi të kategorisë 3, me erëra deri në 195 kilometra në orë. Zona që është vendosur nën paralajmërim për shkak të uraganit, shtrihet në më shumë se 450 kilometra, përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës. Më pak se dy muaj më parë, uragani i kategorisë 4 Laura shkatërroi shtëpi në Luizianë dhe shkaktoi vdekjen e së paku 30 njerëzve. Mijëra njerëzve në Luizianë iu kërkua që ta marrin situatën seriozisht.

“E di që kemi kaluar shumë dhe e di që jemi lodhur. Por, ne kemi një punë për të bërë tani dhe ajo punë është ta mbajmë veten të sigurt”, tha kryetari i qytetit, Nic Hunter, në një video në Facebook.