Quo vadis Shqipëri?!


Sot vendi ynë zgjohet më i varfër në demokraci dhe më i gënjyer se kurrë!

Miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga Parlamenti Shqiptar, pa konsensus e në kundërshtim me rekomandimet e ODHIR/OSBE është goditja e fundit që i bëhet demokracisë së brishtë shqiptare, por dhe shpresës për fillimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria ka nevojë për ndarjen e pushteteve, për institucione të forta dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndryshimi i Kushtetutës pa konsensus, krijimi i iluzionit të listave të hapura, ndryshimi i modaliteteve të koalicioneve janë të gjitha përpjekje për të rritur e cimentuar pushtetin abuziv të pushtetarëve të sotëm.

U bëjme thirrje institucioneve shqiptare, aktorëve politike dhe shoqërise civile që të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të reagojne ndaj aktit të marrjes peng të procesit të zgjedhjeve dhe të së ardhmes së shqiptarëve.

Diaspora per shqiperine e lire.