E fundit, vjen lajmi qe s’pritej nga BE : Rikthehen vizat per te gjithe qytetaret Shqiptare, duke filluar nga


Duke nisur nga viti 2021, shtetasit e Shqipërisë do të detyrohen të udhëtojnë për në vendet e Bashkimit Europian dhe të gjithë zonës Shengen vetëm pasi të jenë pajisur me viza, në kuadrin e një sistemi të ri aplikimi që synon të kontrollojë maksimalisht lëvizjen e njerëzve duke ua vështirësuar sa më shumë jetën shqiptarëve.

Sistemi i ri i vizave u hartua nga BE si një program i ri vizash i quajtur Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).Nga viti 2021, çdo qytetar që do të udhëtojë drejt vendeve të BE-së më parë duhet të marrë ‘ETIAS-in’, nëse kualifikohet për ta fituar atë.Kjo lloj vize do të jetë e detyrueshme për t’u marrë për çdo lloj udhëtimi në rrugë ajrore, detare apo tokësore nga Shqipëria në vendet e zonës Shengen, raporton noa.al.Konfirmohet se hyrja me vizë do të aplikohet edhe në vendet fqinjë si Greqia dhe Italia.

Por si merret kjo lloj vize që quhet ETIAS? Një qytetar që fjala vjen dëshiron të shkojë në Milano, para se të presë një biletë duhet të sigurohet se e merr vizën.

Ai duhet të futet në faqen zyrtare dhe të nisë aplikimin. Në të do të duhet të japë shumë informacion mbi veten dhe vendin ku po shkon. Kërkohen edhe të dhëna për gjendjen penale.Që të aplikoni duhet të kesh pasaportë të vlefshme tre muaj para udhëtimit.Aplikuesi duhet të depozitojë një kartë debiti ose krediti, duke lënë numrat e kartës dhe të dhëna të tjera me qëllim që të tërhiqet shuma për aplikim, që ende nuk dihet zyrtarisht sesa do të jetë.

Noa.al