Rama merr leter falenderimi nga Trump.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur qëndrimin e Shqipërisë në raport me rrjetin e telekomunikacionit 5G.

auto_edi-rama-trump1479014776

Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Rama, të cilën ky i fundit e ka bërë publike në rrjetin social facebook, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump thotë se Shqipëria dhe SHBA do të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë te njejten gje.Trump gjithashtu ka nënvizuar mbështjen e Kryeministrit shqiptar në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington ai e fton Ramën që të zhvendosë Ambasadën shqiptare në Jeruzalem.