Pas 5 tetorit cdo kush do shoh vehten ne listat e votimit


lleshaj

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kërkoi nje sqarim publik ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me denoncimet e fundit per ndryshimin e adresave te qytetarëve. 

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Lleshaj ka treguar se qendra e votimit ndryshohet vetëm nga qytetari dhe askush tjetër nuk e gëzon këtë të drejtë. Sipas tij adresa e banimit që disa qytetarëve i rezulton e ndryshuar po bëhet në kuadër të saktësimit të adresave të banimit, një punë që ka nisur që prej vitit 2016.Teksa u shpreh se “sfidoj autorët e atij mashtrimi të madh me dashje apo të fabrikuar qëllimisht. I sfidoj që të provojnë të kundërtën në vend të përrallave dhe sajesave të papërgjegjshme”, Ministri ka bërë të ditur se që pas datën 5 tetor qytetarët do t’iu ofrohen aplikacione ku ta shohin në kohë reale qendrën e votimit.