Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e Durrësit” gjykatësja e arrestuar shpërthen në ulërima


Ka shpërthyer në akuza dhe britam Mimoza Margjeka, gjyqtarja e Apelit që u la në burg për një rast të dyshuar korrupsioni në Korçë dhe që akuzon politikën e i ka kurdisur një proces gjyqësor për shkak se nuk pranoi t’i jepte mandatin kryetares së Bashkisë së Durësit Valbona Sakos, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Mimoza Margjekaj refuzoi t’i japë mandatin Valbona Sakos, kandidates së PS në Durrës pasi i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 30 Qershorit, me arsyetimin se ishte regjistruar një kandidate tjetër e Bindjes Demokratike jashtë afateve ligjore.

Margjekaj së bashku me të shoqin është arrestuar për një cështje të dyshuar korrupsioni, për të cilën dyshohet se i morën para një të paraburgosuri për t’i ndryshuar masën e arrestit

“Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e Durrësit. Ai është një vend me krim, me banda, me terror. I gjithë procesi ndaj meje është politik, por unë nuk jam penduar, isha e bindur. Kërkova mediat në sallën e gjyqit, por gjyqtarët janë të terrorizuar nga vetingu. Nuk kanë asnjë provë, asnjë provë” u shpreh Mimoza Margjekaj ndërsa i kaloi dosjen gazetares Klodiana Lala.