Holanda shton kufizimet e lëvizjes prej rritjes së rasteve me COVID-19


Qeveria holandeze ka zgjeruar kufizimet e lëvizjes dhe shërbimeve ndaj qytetarëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, për shkak se është vërejtur një shtim i rasteve të të infektuarve.

“Kufizimet do të zbatohen tani në 14 nga 25 zonat e sigurisë së vendit, tetë më shumë se më parë”, tha qeveria.


Masat e zbatuara tashmë janë në qytetet e mëdha si Amsterdami dhe Roterdami, por tani ato do të përfshijnë gjithashtu rajonet e Groningenit, Gelderland-Zuidit dhe Brabant-Noordit.

Baret duhet të mbyllen në orën 01:00 në zonat e prekura dhe mbledhjet e më shumë se 50 personave janë të ndaluara.

Kryeministri Mark Rutter tha se ai nuk do të zgjeronte masat në të gjithë vendin, sidoqoftë nuk e përjashtoi mundësinë.

Holanda regjistroi 2 777 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.