Si mund ta matni tensionin e gjakut në shtëpi në mënyrë korrekte.


Disa keshilla praktike nga doktor Adrian Kraja.

Mos pini duhan, pije me kafeinë ose ushtrime fizike brenda 30 minutash para se të matni presionin e gjakut.
Zbrazni fshikën e urines tuaj dhe siguroni të paktën 5 minuta pushim të qetë para matjeve, mundësisht pa zhurma e ndricim të tepërt .
Uluni si duhet. Uluni me shpinë drejt dhe të mbështetur (në një karrige ngrënie, në vend të një divani). Këmbët tuaja duhet të mbështeten në dysheme dhe nuk duhet të kryqëzohen.
Krahu juaj duhet të mbështetet në një sipërfaqe të sheshtë (siç është një tavolinë) dhe duhet te jetë në nivelin e zemrës. Mund ta mbeshtetni edhe mbi nje jastek per te arritur nivelin.
Sigurohuni që pjesa e poshtme e aparatit të jetë vendosur direkt mbi kthesën e bërrylit. Shiko foton.
Mateni tensionin në të njëjtën kohë çdo ditë, si psh në mëngjes dhe mbrëmje.
Nese keni ndryshuar trajtimin, filloni ta matni tensionin pas 2 javësh dhe diskutoni numrat me mjekun tuaj.
Bëni lexime të shumta dhe regjistroni rezultatet. Sa herë që matni, bëni dy ose tre matje me nga një minute diference ndermjet.
Mos beni matjen mbi rrobat.
Pini ilacet rregullisht .

Ardian Kraja mjek Tampa.