Nervozizmi dhe telefonatat e bashkëshortes çojnë në pranga çiftin shqiptar. Me çantën me kokainë gruaja tentoi arratisjen, por…DETAJE


Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh, në Savignano sul Rubicone përkatësisht burri 40 dhe gruaja 37-vjeç.

policia italiane 12

null  

Mediat fqinje raportojnë se gjatë një shërbimi në rrethin Cesare të komunës Savignano, policia vërejti praninë e një burri i cili kishte ndaluar pranë një institucioni publik dhe po mbante një qëndrim dyshues.

Teksa policia iu afrua për kontroll ai shfaqi shenja nervozizmi dhe kjo i shtyu më tepër oficerët ta kontrollonin atë si dhe makinën e tij.

Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kokainë e mbyllur në qeskë.

Më vonë kontrolli i policisë u shtri edhe në shtëpinë e tij ku shfaqet gruaja. Ajo jepte përgjigje dyshuese ndaj efektivëve, po ashtu edhe thirrjet e përsëritura në telefonin e burrit bënë që policia të kontrollonte çdo cep të shtëpisë.

Por menjëherë gruaja synon të largohet duke marrë me vete një çantë brenda së cilës, nga një kontroll u gjet se edhe aty kishte kokainë.

Policia e arrestoi çiftin dhe tashmë pritet vendimi i Gjykatës.© Panorama.al