Meta dekoron Avni Rustemin me dekoratën më të lartë: Asgjesimi i armikut të brendshem, akti i lartë patriotik


Ilir Meta ka dekoruar sot me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës, Heroin e Popullit, Avni Rustemi, pas vdekjes.

Vlerësimi vjen në 125 vjetorin e lindjes së tij, ku përmes një postimi në facebook, kreu i Shtetit shpreh mirënjohje të thellë për aktin e tij patriotik. Prej gati 30 vitesh Avni Rustemi nuk ka marrë asnjë dekoratë nga shteti shqiptar.


“Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës.” shkruan Meta në postimin e tij.