Simptomat/ Si të dalloni nëse keni një ftohje të zakonshme, grip apo Covid


Me afrimin e dimrit, fillon edhe gripi sezonal.

Por ndërsa e gjithë bot apo vuan nga pandemia e koronavirusit, simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të ngatërrohen lehtësisht.

Prandaj ja se si të dalloni se nga cila sëmundje jeni prekur.

https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=39&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Covid-19

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit janë ethet, temperatura 37.8C një kollë e thatë e vazhdueshme dhe humbja e shqisës së shijes dhe / ose nuhatjes. Pacientët gjithashtu ndonjëherë mund të vuajnë nga lodhja, dhembjet e trupit, dhimbja e fytit, dhimbje koke dhe gulçim. Diarreja dhe rrjedhja e hundëve, apo hundët e zëna janë të rralla.

Ftohja

Simptomat më të zakonshme të një ftohjeje janë teshtitja, dhembjet e kyçeve, rrjedhje hunde ose e zënë dhe dhimbja e fytit. Mund të përjetohet një kollë e lehtë. Ndonjëherë ka lodhje dhe është e rrallë të hasësh ethe ose dhimbje koke. Ftohja nuk shkakton diarre.

Gripi

Simptomat e gripit zakonisht janë ethet, lodhje, kollë e thatë, dhimbje trupi dhe dhimbje koke. Pacientët ndonjëherë mund të përjetojnë rrjedhje hundësh ose të zëna, apo edhe dhimbje të fytit. Diarrea ndonjëherë mund të ndodhë tek fëmijët. Nuk ka teshtitje ose gulçim nga gripi.