Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është partnere strategjike


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se mes tyre liderët kanë biseduar për një bashkëpunimin dypalësh, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, presidenti Thaçi i është referuar Turqisë si një partnere strategjike.


“Turqia ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera kreu i shteti kosovar.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i partisë “Aleanca Kosova e Re”, Behgjet Pacolli. Ditë më parë, pas arritjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ambasada turke në Prishtinë reagoi, duke thënë se Turqia e kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.