ARD: OSBE në krizë të thellë, Rama u shpërfill nga Lukashenko


ARD, televizioni publik gjerman shkruan për një “krizën të thellë drejtimi” që ka kapluar prej disa muajsh OSBE-në dhe vëren që Berlini ka propozuar një “peshë të rëndë”, diplomaten Helga Schmidt e cila aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Shërbimit Diplomatik me Bashkimin Europian.

Qeveria gjermane synon qe zonja Schmidt të zërë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së që mbahej deri vonë nga zvicerani Thomas Greminger. Prej mesit të muajit korrik ka skaduar mandati i Greminger dhe 57 vendet anëtare nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tij.


“Pa këtë udhëheqje, organizata nuk mund të shfrytëzojë plotësisht aftësitë e saj për të ndërmjetësuar para dhe mbi të gjitha në prapaskenë. Për më tepër, Shqipëria, e cila ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, do të mbajë karrigen deri në fund të vitit”.

ARD bën kritika të forta edhe për Edi Ramën i cili mban postin e kryetarit te radhës.

“Kjo vihet re, për shembull, në rastin e Bjellorusisë. Presidenti i tij i diskutueshëm Aleksandër Lukashenko shpërfilli ofertën dhe vizitën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në funksionin e Kryetarit në detyrë të OSBE. Lukashenko hodhi poshtë sugjerimin e ndërmjetësimit të OSBE në konfliktin me protestuesit. Gjithsesi ai nuk u përgjigj në telefon edhe kur e kërkoi kancelaria Merkel.

Rama nuk mund të frenonte apo t’i jepte zgjidhje krizës pasi nuk kishte lidhje e ndikim në shtetet anëtare të OSBE-së. Madje Lukashenko i Bjellorusisë e injoroi duke mos i pranuar vizitën edhe pse Rama do të shkonte me mantelin e OSBE-së dhe jo të qeverise shqiptare” – thuhet në shkrim. ©LAPSI.al