Unë jap dorëheqjen këtu nëse…”- Sandër Lleshaj flet për makinën luksoze dhe debaton me deputetin e opozitës së re: Mjeti s’ka kushtuar 150 mijë euro


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar sot nga salla e Kuvendit se është i gatshëm të japë dorëheqjen në rast se vërtetohet se makina e re  “BMW” e blerë nga ministria, ka kushtuar 49 mijë euro.

Gjatë replikës në Kuvend me deputetin e opozitës së re, Andi Përmenti, ky fundit i ka kërkuar llogari Sandër Lleshajt të tregojë vlerën e automjetit të ri luksoz

Por Lleshaj me tonë të ashpra ka sulmuar mediat, duke thënë se s’i konsideron të denja as për t’u dhënë përgjigje.

Ministri i brendshëm ka thënë se “Unë ju sfidoj juve që nxini, në qoftë se ai mjet s’ka kushtuar 49 mijë euro unë jap dorëheqjen këtu.

“Bëni mirë që bëheni zëdhënës i një personi të caktuar, që ju e quani media, nuk e di se kush është. Nuk i kam kthyer përgjigje asaj të ashtuquajturës media që ju përmendni, për arsye se nuk e konsideroj të denjë për t’i kthyer përgjigje. Po, juve ju kthej përgjigje.

Por ju thatë diçka të bukur në fund, në që vend t’i turreni medias, shkoni në gjykatë. Në gjykatë shkon ai që ka një problem. Në qoftë se ju keni një problem me Ministrin e Brendshëm, duhet të shkoni ju në gjykatë. Unë s’kam probleme me median.

Dhe po ju them këtë: – media, të cilës ju i referoheni, nuk e meriton emrin ose ndajshtimin “media”, për sa kohë është një instrument i mashtrimit publik. Këtë fakt e di unë.

Unë e di të qartë faktin që media, së cilës ju i referoheni ka bërë një mashtrim publik, për të cilin insiston në mënyrë kriminale prej disa ditësh.

Po bëhen disa ditë që mashtron publikun në mënyrë skandaloze, duke thënë që “Sandër Lleshi ka blerë automjet”. Unë kam një automjet tip “Honda”, të vitit 2010, si Sandër Lleshaj.

Kjo media nuk ka asnjë tagër të gjëmojë nga mbrapa automjetet, që përdor Ministri i Brendshëm, të cilat nuk janë vetëm një, janë disa.

Dua t’ju them juve dhe publikut, që kjo media ka pasqyruar një fakt skandaloz, të rremë, që thotë “është blerë një automjet në vlerën 100 milionë lekë”, ndërkohë që është pasuar nga një media tjetër më e ndyrë se kjo, që thotë është 150 mijë euro.

Unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, nuk ka kushtuar 150 mijë euro, nuk ka kushtuar 100 milionë, por ka kushtuar vetëm 49 mijë euro.

Ju sfidoj që të thonë kaq: – në qoftë se ai mjet nuk ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen këtu. Në qoftë se ka kushtuar 100 milionë, atëherë jepni dorëheqjen ju. Megjithëse ju e keni dhënë dorëheqjen.

”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s