Rama ndryshon kurs: Kufiri detar të zgjidhet me Gjykatë Ndërkombëtare


Një gjykatë ndërkombëtare për kufijtë detarë, që vendos për çështjen e detit duket të jetë zgjidhja që merr më shumë konsensus nga palët këtej dhe andej kufirit, jo vetëm për autoritetin e pakontestueshëm të gjykatës por edhe për faktin që shmang tonet patriotike të fitoreve, eviton akuzat për tradhti dhe zbut shqetësimet për marrjen me pa të drejtë të territorit detar në të dy anët e kufirit.

Kjo ide, e artikuluar edhe më parë, është përmendur sot nga nga kryeministri shqiptar Edi Rama në forumin ku ai ndodhet në Athinë dhe duket të jetë zgjidhja më e afërt për çështjen që qëndron pezull tashmë prej vitesh mes dy vendeve.


“Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi’, u shpreh Rama, që një natë më parë darkoi me Mitsotakis në Athinë.

Ka qenë pikërisht në këtë darkë, ku duket se është folur për një arbitër ndërkombëtar, por për të cilën ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga pala greke.

Në fakt, Rama para se të nisej në Greqi, foli për një proces të ri negociatash me fqinjët, duke specifikuar disa herë fazat nëpër të cilat duhet të kalonin, marrja e autorizimit nga Presidenti, zgjedhja e emrave për një grup tjetër negociator, ulja në tryezën e bisedimeve etj etj.

“Grupi negociator duhet të riformatohet dhe kjo kalon edhe përmes Presidentit që duhet ta aprovojë. Që të thotë sot “bëj transparencë” për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër”, tha Rama në datën 29 Gusht, kur sapo kishte nisur të diskutohej për këtë çështje.

Përfshirja e Gjykatës ndërkombëtare në këtë proces kthen në pikën zero edhe debatin për 12 miljet, të përmendura disa herë nga grekët, si një dakortësi që iu ishte konfirmuar nga pala shqiptare në negociatat e para 2 viteve, kur kryeministër ishte Cipras dhe tani që kryeministër është Mitsotakis.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s