“Kemi garanci që Evis Kushi s’ka bërë plagjiaturë”, si doli bllof Rama me zbulimin e plagjiaturës së ministres


Ditën e djeshme, Edi Rama zhvilloi një takim në zyrën e tij me ish ministren Besa Shahini dhe ministren e re të Arsimit, Evis Kushi, transmetuar në ERTV-në e tij.

Mes të tjerash, Rama foli edhe për cilësitë e Kushit, duke u shprehur se ai ka garanci që Kushi “nuk është subjekt i plagjiaturës, sepse doktoraturën e ka bërë në Angli” (shih videon më poshtë).

Në fakt, sot u zbulua nga Vladimir Kola, se ministrja e re e arsimit, për të cilën Rama “vuri dorën në zjarr”, ka bërë plagjiaturë me anë të një botimi në vitin 2010, ku është bashkëautore. Jo vetëm që ka kopjuar pjesë të punimit të autorit Eric Chang, publikuar në vitin 2007, kur ai ishte asistent profesor në Universitetin Shtetëror të Michiganit, por ka kopjuar në mënyrë identike konkluzionet e tij dhe disa të dhëna empirike për vende aziatike, i ka përshtatur sikur janë në Shqipëri.

Nuk është hera e parë, që në Rilindje janë zbuluar skandale plagjiature. Edhe ish zëvendës ministri i arsimit, Ervin Demo, u kap me plagjiaturë dhe u largua nga posti i tij në atë kohë.

Do të ishte e udhës, që Kushi të largohet nga detyra pa e nisur ende atë, sepse është e papranueshme që një ministër arsimit të japë shembullin se me plagjiaturë arrin pa asnjë problem në postin e ministres. Ky do ishte një precedent i rrezikshëm për arsimin në vend.

/TPZ.al/

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s