Shqipëri, Shahini dorëhiqet nga Ministria e Arsimit, e zëvendëson deputetja Kushi


Në Shqipëri ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi sot dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis Kushi, së cilës i është besuar drejtimi i ministrisë.

Dorëheqja e saj erdhi pikërisht në ditën e fillimit të sezonit të ri shkollor, pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të pandemisë së Koronavoirusit. Zonja Shahini u emërua në krye të ministrisë së Arsimit në dhjetor të vitit 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer dhe si zëvendësministre. Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë prej saj duke u shprehur i keqardhur për largimin.

Ndërsa zonja Kushi, vjen pas një karriere të gjatë si pedagoge dhe dekane e Fakultetit të Ekonomisë në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan në periudhën 2012-2013, periudhë pas së cilës u angazhua në politikë, si deputete e Parisë socialiste.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s