Gaz lotsjellës naftëtarëve/ I besuan Ballukut, Ballës, Ruçit dhe Ramës për rrogat


Qindra naftëtarë u përleshën me policinë në hyrjen e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, objekt që administrohet nga kompania private Hallum. E hëna ishte afati i fundit i pritjes për rrogat e prapambetura. Administratorët e kompanisë private i kishin premtuar naftëtarëve një rrogë këtë të hënë, por më pas nuk u përgjigjën më. Të organizuar në një protestë për të drejtat e tyre, naftëtarët tentuan të hyjnë në uzinën e rrethuar nga policia dhe rojet private, por aty u përballën me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kishin ardhur të mbronin kompaninë.

Në momentin kur turma e naftëtarëve u bë e vështirë për t’u kontrolluar, FNSH hodhi gaz lotsjellës. Dy prej protestuesve patën probleme shëndetësore dhe u transportuan nga ambulanca për në spital.

“Nuk e kuptoj se çfarë roli ka policia këtu”, tha një prej naftëtarëve.

“Brenda mundësive hapni atë portën, sepse ne nuk do të lëvizim, hapeni portën se ne gjithë javën këtu do të rrimë. Rafineria është e jona, rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët, këtu e 40 vite. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrë zgjidhje”, ishin thirrjet e njërit prej protestuesve.

Gjendja ka qenë e tensionuar për disa orë, ndërsa protestuesit thërrisnin “Duam lekët tona” në drejtim të zyrave të rafinerisë, ku qëndrojnë administratorët e kompanisë private. Naftëtarët tentuan të marrin kontrollin e rafinerisë, pasi e quajnë të padrejtë administrimin e saj nga kompani private që fitojnë para, nuk paguajnë rroga dhe më pas largohen.

Por sipas tyre ka edhe një arsye tjetër, pajisjet e rafinerisë kanë 8 muaj të fikura dhe kjo mund të provokojë një shpërthim të dytë, që vë në rrezik të gjithë Ballshin.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s