Ne moshen 25 vjecare ndahet nga jeta kameramani i tvapollon ne Fier


Është ndarë nga jeta në moshë të re kameramani i TV Apollon në Fier, Adrian Xhafaj. Lajmi i kësaj humbje në moshën 25-vjeçare është dhënë nga vetë televizioni lokal në Fier, ku thuhet se Adriani nuk jeton më, pas një sëmundje të rëndë që ka pasur. I riu vuante nga një sëmundje gjaku, dhe ishte përkeqësuar në 8 ditët e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai ka humbur jetën, një lajm ky që ka lënë të pikëlluar familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët e tij.

“Eshte pikelluese per Ne, teksa mendojme se ti u ndave nga gjiri yne e zgjodhe udhet e qiellit. Adi, vellai yne, kolegu i nderuar dhe i palodhur. Cdo dite qe ndame se bashku ne ekranin e TV Apollon, me ty ishte mee lehte he gjithmone entuziaste. Ti ishe i palodhur e bashkepunues. Gjithmone i vemendshem dhe korrekt me punen dhe koleget, por jeta u tregua e padrejte e ta nderpreu vrullin dhe rinine. Zoti i zgjedh prane vetes te miret, e ndoshta Ty te donte afer, por ne na pikellon largimi yt. Adi, i paharruar shoku yne, koleg, vella”, thuhet në njoftimin e TV Apollon.Ndërkohë, të shumtë janë mesazhet në profilin e Adrianit, nga kolegë dhe persona që e njihnin dhe punonin me të.“Ngushellime familjes per humbjen e madhe dite e kobshme per prinderit dhe motren e tij.Zoti ju dhente force te perballoni dhimbjen. Jam pa fjale Adi ishte nje djale flori, i sjellshem dhe i edukuar…pse o Zot ? Personalisht e perjetova kaq keq….”

Dhe stafi i sofres fierake i shpreh ngushellime familjes dhe televizionit apollon per humbjen e njeriut te tyre te dashur.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s