‘Koko Fest’ në Korçë nuk ndalet as nga pandemia, Mevlan Shanaj merr cmimin e karrieres


Rikthehet festivali mbarëkombëtar i komedisë “Koko Fest”,i cili organizohet për te 7 vit radhazi në Korçë. Ndryshe nga vitet e kaluara organizatoret e këtij festivali sollen për publikun vetëm 5 shfaqje te cilat ishin të hapura, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça,Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova,ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste do te marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur.

“Ne dëshirojmë që Korça si çdo vit  në shtator të jetë festë. Do i bashkojmë Coco Festit edhe pjesë me kukulla për fëmijë që do të luhen në Parkun Rinia”, shtoi aktorja, Zamira Kita.

Përgatitjet për ketë festival kane nisur prej ditësh ne qytet, ndërsa Korça u prezantua me komedinë “Pas vdekjes” veprën e Çajupit, së cilës i është përshtatur me herët ambienti i Mësonjëtores së parë Shqipe.

Nderko qe cimin e karrieres e fitoj i madhi Mevlan Shanaj i cile postoj kete kenaqesi qe mori ne kete festival

KoKoFest , Korce Komedi Fest ! Nje Fest , per 6 dite, qe ndoshta nga kushtet e vecanta, u perballua me formen me te bukur! Shfaqjet u ndoqen ne mjediset me te perzgjedhura te kultures qe perfaqeson qytetin , padyshim me te civilizuar te Shqiperise. Publiku europian i Korces eshte prej viteve 30 model i cdo lloj berthame kulturore , ne te gjitha drejtimet. Teatri A.Z.Cajupi vazhdon te jete udherrefyes kombetar me dinjitetin e tij artistik. Mbreme isha teper i vleresuar nga publiku korcar , me cmimin e Karrieres. kam qene me fat qe kam lene ne ekran dhe pergjithenje drama te tij , ekranizime , filma artistike,fytyren time te ekranit dhe dhjetra pune si regjisor filmi artistik dhe dokumentari .Mirenjohje qytetareve, dhe kolegeve bashkepunetore te Korces unikale.Falenderim Zamira Kites si perfaqesuese e kultures se ketij qyteti.Kenaqesi qe kete cmim ma dorezoi i famshmi Dhimiter Orgocka.