100 ditë nga fillimi i qeverisjes Hoti, PDK e quan të dështuar


Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, për të cilën shkruan se ka dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme. Përmes një komunikate për media, kjo parti ka thënë se kryeministri Hoti në takimet në Uashington më 3 dhe 4 shtator, “humbi shansin historik” për arritjen e një marrëveshjeje që çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“U pranua të ndahet pronësia për Liqenin e Ujmanit me Serbinë; u lejua të negociohet për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe u rrezikuan interesat strategjike të vendit. Qeveria Hoti dështoi të përmbushë pritjet e qytetarëve për arritjen e një marrëveshjeje historike finale duke rrëshqitur gradualisht drejt temave teknike me Serbinë. Ajo është e dobët, aspak transparente dhe pa kurrfarë mbështetje legjitime qytetare për të qeverisur me Kosovën”, shkruhet në deklaratën e PDK-së.

Kosova në Uashington, më 4 shtator, nënshkroi marrëveshje për normalizim ekonomik me Serbinë. Një ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është që në Liqenin e Ujmanit të bëhet një studim fizibiliteti nga Departamenti amerikan për Energji, me qëllim përdorimin e përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Duke folur për stabilitetin e qeverisë, PDK thotë se për shkak të përplasjeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme brenda partnerëve të koalicionit, kjo qeveri e ka besimin shumë të ulët dhe qytetarët po zhgënjehen çdo ditë.

Ndërkohë, një përgjigje ka ardhur nga rrjeti social i kryeministrit Hotit. Përmes një statusi, kreu i qeverisë kosovare ka thënë se në 100 ditët e para të udhëheqjes së tij, Kosova ka dalë nga izolimi. Në postim, Hoti thotë se Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s