SHBA, vendi shënon përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit


Mijëra njerëz po shënojnë sot në qytetin e Nju Jorkut, në kryeqytetin e vendit Uashington dhe në Shanksville të Pensilvanisë 19 vjetorin e sulmeve terroriste të vititi 2001 që lanë 3 mijë personat e vrarë pas rrëmbimit të 4 avionëve, dy prej të cilëve goditën kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, njeri Pentagonin dhe tjetri u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Në qytetin e Nju Jorkut ceremonitë po zhvillohen në memorialin e 11 shtatorit, aty ku si çdo vit që nga sulmi, po lexohen emrat e viktimave përfshirë dhe ata të një sulmi në vitin 1993 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Në të gjithë qytetin e Nju Jorkut u mbajt një moment heshtjeje në orën 8:46 të mëngjesit me orën lokale pikërisht koha kur një nga avionët u përplas me Kullën Veriore.Presidenti Donald Trump shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump po marrin pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shanksville të Pensilvanisë atje ku u rrëzua një prej avionëve të rrëmbyer. Presidenti mbajti dhe një fjalim gjatë ceremonisë.Në Shanksville të Pensilvanisë pritet të shkojë më pas edhe rivali i tij demokrat Joe Biden. Fillimish zoti Biden po merr pjesë në ceremoninë që po zhvillohet në Manhatanin e poshtëm në Nju Jork. Kandidati demokrat presidencial Joe Biden, Nënpresidenti Mike Pence dhe Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, të gjithë me maska në fytyrë, iu bashkuan ceremonisë që shënoi përvjetorin e 19-të të zymtë të këtij qyteti pas sulmeve të 11 shtatorit në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore të Tregtisë.Përkujtimore për nder të atyre që u vranë gjatë sulmeve terroriste janë ngritur në Nju Jork, Virxhinia e Pensilvani. Pjesa e dëmtuar e Pentagonit, pas rrëzimit të avionit, u rindërtua menjëherë. Ndërtimi i një kulle të re në Qendrën Botërore të Tregtisë mori kohë të gjatë, por tashmë ajo ngrihet mbi horizontin e Manhatanit në Nju Jork, si ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara./VOA

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s