Formularet neper cdo familje me nje rrogetar ne shtetin e rilindjes


Denoncimi me i fundit i kryer nga LRE me kryetar Arian Galdini tregon se qysh ne fillim te fushates PS e ka marre shume seriozisht dhe me shume kercenim per votuesit,duke i kerkuar jo vetem voten e saj por dhe familjes,kjo kuptohet se per mosplotesim mbetesh pa pune .Ja cfare shkruan Galdini;

Ja sesi do ti sigurojë Rilindja dmth PS e Edi Ramës ato 800 mijë votat për mandatin e tretë.

Këtë formular sapo ma nisën punonjës të Administratës Publike.

Ky formular po qarkullon në çdo zyrë e institucion të Administratës Publike e shtetërore në nivel qendror dhe lokal.

Nëpërmjet këtij formulari po detyrohen të gjithë punonjësit e sektorit publik e shtetëror që të japin të dhënat personale për familjarët e tyre duke deklaruar se do të jenë të gjithë votues të PS paraprakisht.

Kush nuk plotëson këtë formular rrezikon seriozisht të shpallet armik partie dhe të humbasë automatikisht vendin e punës…

Ja pra Rilindja e Bandave, Krimit, Detyrim Përcaktimit, Hajnisë dhe Pacipësisë.

Ngrini krye shqiptarë.

Mos lejoni e mos pranoni tju bëjnë të hidhni vallen e stomakut edhe 30 vite të tjera.

Grisuani formularët.

Hiquani tullën.

Ti shporrim së bashku me votë e rezistencë qytetare.

Kryengritja e heshtur është detyrim patriotik e prindëror për të gjithë ne.

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱✌