Fier: “Fokus” në edicionin e 11-ë! Drejtori artistik, Arben Alliaj tregon detajet.


Kur edhe pak ditë na ndajnë nga celja e edicionit të 11-të e festivalit fotografisë Fokus Award , Arben Alliaj drejtori artistik na jep informacionin e duhur por me pak vështirësi I marrin edhe disa detaje të cilat ai nuk dëshironte për ti zbuluar pasi mendonte se është ende herët.
Tema e këtij edicioni të 11-të të festivalit të fotografisë Fokus Award është menduar nga organizatorët që të quhet Isolation ku marrin pjesë artistë nga shumë vende të ndryshme të botës me krijimtaritë e tyre. Alliaj pohonë faktin se grupi kuratorial nga 150 punime të paraqitura për të marr pjesë ka përzgjedhur vetëm 46 prej tyre edhe pse përzgjedhja ka qënë tepër e vështirë, ka pohuar Ai, ndërkohë që për fituesin e vendit të pare do të jepet shuma e 1 000 dollarëve.
Është quajtur Isolation, pohon drejtori Alliaj për faktin se vetë situata aktuale që po kalojmë jo vetëm ne si Shqipëri, si Ballkan por e gjithë bota na detyroi që të jemi si të izoluar. Edhe pse në kushte të tilla shpirti I artistit, njeriu nuk ka ndenjur duarkryq por ka punuar, ka jetuar, ka vepruar, ka krijuar. Në këtë ekspozitë artitstet kane sjelle ndjesine e tyre duke ngritur ne art dhimbjen, vetmine, absurden por dhe optimizmin, shpresen, humorin. Ky izolim nuk eshte vetem covidian ndaj dhe kjo ekspozite e sjell ne gjithe shume formeshen e tij duke na sjelle mesazhe te forta nepermjet botes se artistit.
Ekspozita do të hapet në datën 18 shtator ora 19 në sallën e Art Galeri “Vilson Kilica” në Fier

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s