Cili ishte fieraku Pilo Papa…


Ky zotëri në këtë fotografi të bërë në vitet e para të gjysmës së parë të shekullit te njëzetë është Tregtari Pilo Papa, një nga 25 senatorët e parë shqiptarë. Patriot, filantrop dhe ndoshta më i shquari njeri prej myzeqarëve të qytetit të Fierit të viteve 1924- 1945. Komunistët jo vetëm i morën shtëpinë, pasurinë por edhe e torturuan deri sa u vdiq në duar.
Ai ka qene nje nga tregetaret me te pasur ne Fier se bashku me te vellane e tij Gaq Papa. Pas çlirimit te vendit atyre iu konfiksua shtepia, magazinat, florinjtë (shtëpia u quajt shtepia e pritjes)…
Pilo Papa, përveçse ishte një patriot dhe një nga 25 senatorët e parë të Republikës së Shqipërisë në vitin 1926, ishte dhe bamirësi më i shquar në Myzeqe. Duke qënë tregëtar i madh bëri jo vetëm dhurime publike, por në veçanti pati ndihmuar shumë familje të varfëra fierake. Për këto arsye u zgjodh edhe senator i prefekturës së Beratit në n/prefekturën e Fierit, pas një konkurimi të fortë ku mernin pjesë edhe bejlerë, patriot të tjerë. Mbajti qëndrim të ekuilibruar dhe të kujdesshëm deri në 1945 kur u arrestua e u rrah barbarisht nga komunistët, deri sa u vdiq në dorë. I kërkonin të dorzonte florinjt e tatimit të jashtzakonshëm dhe pse kishte bërë tregti me Italinë. Ia morën të gjithë pasurin dhe vllain Gaq Papën ia lanë në rrug të madhe. Gaqi jetoj deri në vitet 70- të në një kasolle diku afër Çeligradit. Fierakët asnjëherë nuk harruan se kush ishin vëllezrit Papa dhe vazhdimisht i çonin fshehurazi ndihma Gaqit.
Këta janë heronjtë dhe lavdia e Myzeqesë.
Njerëz të till nuk ka patur pak qyteti ynë. Këta qytetarë të lirë jo vetëm nderojnë Fierin, por gjithë Myzeqenë e Shqipërinë. Ata janë shëmbëlltyra e vërtetë e karakterit, dinjitetit, personalitetit të vërtetë të njeriut të lirë, të pamposhtur. Më vjen keq që kjo shoqëri e pushtet aktual lartëson dhe kujton njerëz pa asnjë pikë vlere shoqërore dhe le në harresë këtë kalibër të madh Myzeqeje të shquar!…

Astrit Xhemali