Shqiptarët,Kosova dhe Turqia


Erdogan,530 vjet e kemi dëgjuar ,,Babën Mbret,,nën pushtimin e tij…!

Washingtoni të premtën,marrëveshje historike për kahet ekonomike Kosovë-Serbi(rregullat shengen) dhe ndërmjetësimi i dinjitetshëm i Amerikës dhe Presidenti Donald Tramp.

Washingtoni të premtën,erdhi lajmi nga Tel Avivi zyrtar(shteti i Israelit e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës)!

Washingtoni të premtën,dy kryeministrat (Tel-Aviv-Prishtinë)z,Natanjahu dhe Hoti në zyrën dhe praninë e presidentit Tramp shkëmbyen bisedën zyrtare telefonike për marrëdhëniet në mes të dy popujve shqiptaro-hebrej dhe hapja e ambasadave në Jeruzalem dhe Prishtinë!

Për tërë rrjedhën e ngjarjes historike me befasinë e këndshme diplomatike dhe,sigurisht me ndërmejtësimin e presidentit Donald Tramp,shteti mik i Israelit e njohu zyrtarisht pavarësinë e shtetit të KOSOVËS!

Në ndërkohë,presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan,paska reaguar ndaj marrëveshjes Israel-Kosovë për hapjen e ambasadës në Jeruzalem dhe Prishtinë,bashkëpunimi shumë miqësor në mes të dy popujve shqiptar dhe hebrejë,ndonëse në kohën më të rëndë të Nazi-fashizmit,shqiptarët në hapësirën e vet etnike Kosovë dhe Shqipëri,u dolën në ndihmë për shpetimin e hebrejve të ndjekur nëpër Evropë për shfarosjen e tyre,ndërsa populli shqiptar me shpirtin human ata i mori në mbrojte dhe shpetimin nga çizmja fashiste hitleriane dhe të hyzmetqarëve të tyre.

Erdogan,530 vjet e kemi dëgjuar ,,Babën Mbret,,të Truqisë nën pushtimin e tij,sot në kohët tjera historike në Ballkan dhe Evropë,populli shqiptar është rreshtuar në rrjedhat e demokracisë,të miqësisë së përjetshme më Amerikën dhe anëtarsimi në familjen e gjerë të popujve evropianë aty ku e kemi hisën tonë kombëtare(populli i lashtë shqiptar)në BE dhe Washington!

Erdogan,tashti,jemi miq dhe si miq,dëshirojmë të kemi raportet shqiptaro-turke(Prishtinë-Ankara)dhe brenda trajtave të jetës tonë në frymën e kësaj miqësie mos na pengoni në udhëtimin tonë si shtet dhe si komb i lashtë,që,përmes bashkëpunimit me popujt në Evropë dhe në botë,do të participojmë vlerat tona kombëtare dhe të fushave tjera ekonomike,diplomatike,
kulturore,arsimore,sportive dhe nga bota e dijes iniversitare!

Erdogan jemi veçse miq!Nuk kemi tjera ,,hise,,të ndërsjella në mes të dy popujve shqiptaro-turk dhe të dyja shteteve Kosovës dhe Turqisë!

Çikago,shtator të motit 2020

Skender Karaciqa