Kryemadhi: Ka shumë socialistë që “duan një dorë në revani dhe tjetrën në bakllava”


Ironisë të kryeministrit Rama se “ka hipur në varkë, por nuk ka vela”, Kryemadhi iu përgjigj se ajo hipën në varkat e shqiptarëve dhe jo në jahtet e oligarkëve. Në një interistë për “5 pyetje nga Babaramo” Kryemadhi tha se ka socialistë që nuk e duan Ramën dhe e gjejnë veten më shumë tek LSI duke u shprehur se “duan një dorë në revani dhe një dorë në bakllava”.

“Unë hipi te varka në Pogradec, unë hipi te varka e shqiptarit, ai hipën në jahtet e oligarkëve. Njerëzit kur nuk të duan më të tregojnë axhendën se ku hyri e ku doli. Këto që më tregojnë nuk janë mbështetësit e mi, por janë socialistët që duan “një dorë në revani e një dorë në bakllava”. Socialistët e vërtetë janë rrugëve, janë të diskriminuar, PS është e vlerave, e solidaritet njerëzor dhe ata e gjejnë vetën në LSI”, – tha Kryemadhi.