Nderron jete ish deputeti Esat Coku


Image may contain: 1 person, eyeglasses, hat and suit

Lajm i dhimbshëm, ndërron jetë ish-deputeti shqiptar, nga Lushnja Esat Çoku.

Esat Çoku ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare, Lindi më 5 korrik të vitit 1944, në Lushnjë. U nda nga jeta më 5 Shtator 2020 .Media sociale në Facebook, njoftojnë se të shtunën( 5 Shtator 2020), në moshën 76 vjeç, u nda nga jeta ish-deputeti shqiptar, nga Lushnja Esat Çoku, veprimtar I komunitetit shqiptar për disa vite në New York.Po nga rrjetet sociale mesohet se sot ( Diel, 6 Shtator 2020), në orën 3 pasdite, në varrezat e fshatit Muçias-Remas, Lushnje, u përcoll me nderime luftëtari i lirisë, qëndrestari i burgjeve të diktaturës, ish kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik të Lushnjës dhe pjesë e Kryesisë të Shoqatës Kombëtare që në krijimin e saj, ish deputeti demokrat, sekretar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Lushnjës, Esat Azem Çoku.