Rudina Xhunga shigjeton Majkon dhe Gent Cakën: nuk kemi nevojë për ministra simbolikë, minisria e diasporës s’dihet se çbën


Pas caktimit për herë të parë të një min istri të jashtëm shqiptar në Maqedoni dhe mundësisë që Dritan Abazovic të marrë të njëjtin pozicion në qeverinë e re në Mal të Zi, gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar mundësinë për ta bërë rajonin me katër shefa diplomacie me origjinë shqiptare. Por në intervistën e saj në neës 24 ajo ka hedhur idenë se Shqipëria nuk ka më nevojë për institucione simbolike: “Ne kemi një ministër të Jashtëm nga Kosova, që unë përveç simbolikës, Gent Cakajt nuk i shikoj me shume, disponim si personazh që mund të drejtojë politikën e jashtme të Shqipërisë. Këto kohë në ditët më të mira tonat në rajon, ne kemi nevojë për përfaqësim, jo për simbolikë. Është tejkaluar simbolika, siç është tejkaluar simbolika e një ministri diaspore të një ministrie që nuk dimë çfarë bën, apo një kanali diaspore në RTSH që nuk bën asgjë” ka thënë ajo.

©Lapsi.al