PD denoncon skemën/ Si e paguan Rama-Karlo Bolinon me paratë e shqiptarëve


Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që e quan skemën e pagesës së Karlo Bolinos me paratë e shqiptarëve, për të bërë makiazhin e qeverisë.

Në tabelën që duket edhe në foton më sipër tregohet, sipas PD, se si lekët e tenderave të AKSH-it të fituar nga Igli Gjelishti përfundojnë në llogaritë e Carlo Bollinos, pronarit të ReportTv. Por deri më tani opozita ka treguar vetëm se kujt i përkasin dy kompanitë që pas saj fitojnë këto para, por nuk ka treguar dokumenta as se për cfarë tenderash bëhet fjalë, as prova se si këto para kanë kaluar në kompanitë e Karlo Bolinos dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi.

Ish-deputeti Endri Hasa ka publikuar vetwm faturat e pagesave të bëra nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI).

‘Skema e korrupsionit, si transferohen paratë e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti në llogaritë e Carlo Bolinos. 

Miliarda lek nga taksat e shqiptarëve për miqtë e Edi Ramës për të paguar makiazhin e qeverisë dhe Edi Ramës’, thuhet në deklaratën e bërë nga Endri Hasa.

Image

Deklaratë e ish-deputetit të PD-së, Endri Hasa:

Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.

Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë ëeb & Communications Development dhe kush janë përfituesit  e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë,  Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.

Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.lapsi.al