Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit: Bëni vetting të kandidatëve për deputetë


Bëni vetting të kandidatëve për deputetë. Kjo është kërkesa që i bën Yuri Kim drejtuesve të partivë politike të mëdha në vend.

Pak muaj para zgjedhjeve, teksa ka nisur dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputetë nga forcat politike, ambasadorja e SHBA Yuri Kim iu drejtohet me një apel krerëve të partive më të mëdha, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kim iu kërkojnë të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë dhe të sigurojnë integritetin e tyre. Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit.

“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre. 

Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj.

Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të verifikojnë deklaratat e tyre.

Ligji i dekriminalizimit thotë se individët me rekorde kriminale nuk duhet të mbajnë poste publike , apo të zgjidhen”, thuhet në letrën e Yuri Kim. ©Lapsi.al