“Vettingu i kandidateve per deputete”


vetting - Liberal Dictionary

Nga EDVIN KULLURI

“Vettingu i kandidateve per deputete” eshte vetem nje pjese e problemit! Thirrja e Ambasadores Amerikane ndaj tre partive kryesore ne vend per mosperfshirjen e personave me precente penale ne listat per zgjedhjet e 2021 eshte nje lajm aspak i mire! Megjithese kjo “thirrje” i drejtohet Rames dhe Rilindjes pasi PD dhe LSI nuk kane kandiduar persona me te kaluar te dyshimte me ndonje perjashtim aksidental ne te shkuaren, dyshimi se fenomeni mund te perseritet, tregon mosbesim tek mazhoranca! Kriminalizimi i Kuvendit te Shqiperise dhe institucioneve qe dalin prej tij perbejne nje goditje te rende per qeverisjen e ligjit! Por a jane problem vetem kandidatet me precedente penale? JO! Po aq te rrezikshem jane edhe “sherbetoret e kryetareve” qe nuk perfaqesojne interesat e votuesve! Modeli autokratik i partive politike shqiptare prodhon qeverisje te “njeshit” dhe jo te ligjit! Jo atij me arme ne breze por atij me “stilolapsin e vjedhjeve” te fondeve e prones publike! Dhe per kete partneret tane nuk jane shprehur dhe nuk mund te shprehen! Por pergjegjesia e kryetareve eshte po e njejta! Ata nuk mund ti trajtojne partite si “sekte personale” pasi qeverisja qe prodhojne ato do jete po e tille! “Kriminelet” vrasin ligjin, “servilet” demokracine” ndaj demin e bejne njesoj! Ndaj “vettingu” eshte gjysma e problemit se gjysmes se majte te politikes, ndersa autokracia eshte problem i te tre partive kryesore ne vend!