Ndërron jetë aktori i serialit turk “Lugina e Ujqërve”, pësoi arrest kardiak


Haldun Boysan, i njohur për shqiptarët për pjesëmarrjen në serialin “Lugina e Ujqërve”, ka ndërruar jetë. Haldun Boysan vdiq nga një sulm në zemër në rrethin Ürgüp të Nevşehir, ku ishte për xhirimet e serialit “Maria dhe Mustafa”. Aktori u dërgua në spital nga një ambulancë pasi punonjësit e njoftuan urgjent atë. Por pavarësisht përpjekjeve nga ana e ekipit mjekësor, ai nuk mundi dot të mbijetonte. Boysan ishte i njohur për karakterin e tij në “Bingo”, shkruan Hurriyet. Aktori i famshëm Haldun Boysan, i cili u quajt Tombalacı në Luginën e Ujqërve, mori pjesë në shumë seri televizive dhe projekte filmike gjatë gjithë karrierës së tij.