Gjysëm miliardi euro në pesë vjet: sheiku Mansour vesh me ar Messin


Manovrat për cështjen më të pabesueshme të merkatos në vitet e fundit vazhdojnë në aksin Rosario-Barcellona-Manchester. Sipas “El Mundo Deportivo”, Jorge Messi, babai i Pleshtit që aktualisht ndodhet në Argjentinë, ka në program një udhëtim në Katalonjë në ditët e ardhshme e të mërkurën mund të takohet me presidentin blaugrana Bartomeu. Objektivi është ai për të arritur një zgjidhje paqësore e për të cuar në fund një ndarje pa patur nevojë për luftë ligjore. Ndërkohë, City qendron në pritje: klubi i Pep Guardiola pret që Leo të lirohet me parametër zero e ndërkohë përgatit mirëseardhjen, duke punuar për një prezantim në stil madhështor e një rrogë të përbindshme: gjysëm miliardi në në pesë vjet.

Sipas gazetarit brazilian Marcelo Bechler, që ishte i pari që dha lajmin se Messi kishte ndërmend të largohej nga Barça, klubi anglez ka marrë kontakt me një shtëpi produksioni për tu marrë me imazhin e mirëseardhjes për argjentinasin. Citizens, ndër të tjera, kanë gati ofertën ekonomike: një rrogë prej 50 milionë euro në sezon për pesë vjet, plus një bonus prej 250 milionë euro. Në total gjysëm miliardi euro. Lajmin e ka publikuar e përditshmja katalanase “Sport”, duke shpjeguar se kontrata parashikon tre sezone në Premier League e dy në MLS, në radhët e New York City, skuadra tjetër e City Football Group të Mansour, në të cilën Leo do të mbyllte karrierën në 2025, në moshën 38 vjecare.