ALARM !BUM ANTIBIOTIKËSH për COVID-19!


Image may contain: text that says 'No, antibiotics do not work against viruses, only bacteria. The new coronavirus (2019-nCOV) is a virus and, therefore, antibiotics should not be used as a means of prevention or Are antibiotics effective in preventing and treating the new coronavirus? treatment. However if you are hospitalized for the 2019-nCoV, you may receive antibiotics since bacterial co-infection is possible. World Health Organization #Coronavirus + +'

FAKT: Antibiotikët NUK MUND të parandalojnë dhe as trajtojnë SARS COV-2 !Antibiotikët veprojnë vetëm kundër baktereve, dhe jo kundër viruseve.COVID-19 shkaktohet nga një virus, (coronavirus) dhe për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren për trajtimin e tij ! Viruset trajtohen me ANTI-VIRALË ! E them këtë i shqetësuar nga kombinimet e shumta të antibiotikëve që po përshkruajnë kolegët këto ditë!Tek çdo i sëmurë që kontrolloj gjej “një mal” me barna dhe sidomos dy apo tre antibiotikë . Sapo unë i sqaroj të sëmurët që perdorimi i tyre nuk sjell asnjë dobi në trajtimin e sëmundjes së COVID-19, më thonë me mburrje se m’i ka dhënë filan profesor, filan doktor…Në asnjë nga guidelines, ( linjat guidë, drejtuese, orientuese) nuk gjen të indikuar perdorimin e antibiotikëve, pasi shpeshherë e ndërlikojnë situatën duke ulur imunitetin ose mbivendosur infeksionet kërpudhore!Të nderuar kolegë, profesorë e komitetas, ndalni përdorimin rutinë të antibiotikëve në rastet e dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19!Këtë që them, e keni të nënvizuar në të gjitha guidelines të profesionistëve të mjekësisë në USA, EVROPË e AZI !Mjafton të informoheni!Antibiotikët në të sëmurët me COVID-19 jepen vetëm në kushte spitalore, kur është vërtetuar se ka infeksione bakteriale të mbivendosura!Të nderuar bashkëqytetarë, duhet të dini që kërkuesit e shumtë nëpër botë ende nuk kanë shpikur ndonjë ilaç që vret virusin COVID-19 dhe as ndonjë vaksinë për parandalimin e tij. Sot për për sot trajtohen, mjekohen vetëm simtpomat e kësaj sëmundje. Sipas parashikemeve të profesionistëve të fushës fundi i 2020 mund të na gjejë me një trajtim antiviral efikas , dhe një vaksinë për parandalim.Kërkojini gjithmonë mjekut tuaj arsyen përse po ju jep një, dy apo tre antibiotikë!E drejta e informacionit, sqarimeve për kimikatin që po futni në trup, hyn tek të drejtat tuaja themelore!

Me respekt për Ju dhe jetën Tuaj, Ilir Allkja mjek.