Çfarë po ndodh në Mal të Zi/ 2 orë nga mbyllja e kutive ka votuar mbi 70%


Në Mal të Zi mbahen sot zgjedhjet parlamentare. Deri në orën 17:00 kishte votuar 68,4% të votuesve.

Sipas të dhënave kjo pjesëmarrje është më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2016.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve. Përqindja e lartë e votuesve në rang vendi është një sinjal negativ për forcat politike shqiptare pasi rritet koeficienti për të marrë deputet në parlamentin e ardhshëm.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve. Deri më tani në Tuz kanë votuar rreth 42% e qytetarëve.

Të gjitha vendvotimet në Mal të Zi do mbyllen në orën 20:00.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione.

Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.