Zjarri në pyjet e Roskovecit/ Zjarrfikës, policë e punonjës bashkie në luftë me flakët


Nje zjarr i madh prej dy ditësh po përpin pyjet me pisha të Vloshit në Bashkinë e Roskovecit. Terreni i vështirë kodrinor dhe mungesa e zjarrfikësve për të shkuar në vendndodhjen e zjarrit ka bërë që flakët të përparojnë duke shkrumbuar dhjetëra hektarë pyll.Punonjësit zjarrfikës po luftojnë me flakët duke përdorur mjete alternative për t’i shuar. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe punonjës të shërbimeve të Bashkisë Roskovec, të cilët po krijojnë korridore me dhera për të ndalur përparimin e flakëve. Në vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të policisë, të cilët janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse.