Vaksina ruse shperndahet neper spitale


Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya në epidemiologji dhe mikrobiologji, ka filluar të mbërrijë në spitale, deklaroi ministri rus i Shëndetësisë Mikkhail Murashko.

“Sot, një armë e dukshme është shfaqur në vendin tonë, kjo vaksinë ka filluar të hyjë në qarkullim duke përfshirë këtu faqen e internetit të Bashkisë së Moskës, ku regjistrimi për pjesëmarrje në provat klinike të Fazës 3 është hapur”, deklaroi ai.


“Studimi do të jetë edhe më i gjerë, gati 40 000 persona do të marrin pjesë”, theksoi Murashko.

“Dorëzimet në strukturat mjekësore janë pjesë e fazës 3 të provave klinike të vaksinës”, shtoi ai.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin mbështeti dje vendimin e tij për të ndjekur me shpejtësi miratimin e vaksinës së re antiCOVID-19 të vendit të tij, duke theksuar se një vaksinë e dytë do të ishte e gatshme në shtator.

“Ne e kemi bërë këtë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjin rus”, theksoi Putin në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiya 1”.