DALTONIZEM POLITIK


Thone qe njerezit e zgjuar ngaterrojne te majten me te djathten. Kete e kam degjuar nga mesuesja e pianos se femijeve kur keta ishin vetem 5 vjecare dhe mezi vendosnin doren e duhur mbi tastiere.
Dhe po ashtu dihet qe ne Shqiptaret jemi komb i zgjuar. Kjo shpjegon edhe kaosin qe na perfshin sa here na duhet te merremi me politike.
Keto kohet e fundit kam krijuar bindjen se shume Shqiptare qe jane te perfshire furishem ne fushaten presidenciale Amerikane, qofte direkt apo me gjuajte te larget trans-Atlantike, as e kane idene cfare eshte e majta dhe e djathta amerikane.

Kam pershtypjen se Partine Demokratike ketu meqenese simbolika e se ciles eshte gjithashtu BLU e ngaterrojne me Partine Demokratike te Shqiperise, pra blu per blu, dhe e dine te djathte ka rrezik.

E dine Biden si Berishen psh, thjesht Blue, dhe s’e kane idene cfare perfaqeson partia e tij, c’eshte ideologjia e majte, dhe sidomos kjo e vitit 2020 e ku te con ndersa konservatoret per ta jane thjesht njerez te prapambetur pra s’i llogarisin fare per parti, dhe meqe jane te kuq, ben vaki dine keta te fundit per komuniste dhe jo ata qe jane ne te vertete, ose s’dine asgje nga keto dhe thjesht vetem sa jane perfshire nga stuhia anti-Trump.

Ida Mengjesi mjeke ne chicago.