Bartomeu refuzon dorëheqjen, ish-menaxheri zbulon planin e Messi: “Ka zgjedhur Inter”


Janë orë tensioni të madh në Barcelonë. Pas 20 vjetësh Lionel Messi ka njoftuar se dëshiron të largohet, por klubi e tifozët, që dje janë grumbulluar para Camp Nou për ti kërkuar Pleshtit të qendrojë, duan ta mbajnë. U fol edhe një dorëheqje e presidentit Josep Bartomeu, pikërisht për ti kthyen mendjen kapitenit blaugrana, por vetë numri 1 i klubit ka mohuar gjithcka. Kështu, Bartomeu qendron në detyrë e lajmëron se për “të bindur” argjentinasin të qendrojë është gati edhe për një betejë ligjore.

E në këtë pikë, shumë më e mundur është një klub i ri për argjentinasin, që sipas ndonjërit edhe e ka gjetur. Për “COPE”, ish-menaxheri i numrit 10, Josep Maria Minguella, është shprehur: “Për mua Messi e ka një skuadër të re: Interi. Në Itali paguajnë më pak taksa në krahasim me vende të tjera, aty është edhe Cristiano Ronaldo. E kam të vështirë ta shoh në Angli, edhe pse miqtë e tij Agüero e Guardiola janë tek City”.

Sipas “Mundo Deportivo”, varianti është tjetër: Leo ka telefonuar ditët e kaluara Pep Guardiola për ti kërkuar ta marrë tek City. Për argjentinasit e “Olé”, Psg po mendon seriozisht për të marrë Messi në Paris, ndërsa nuk përjashtohet edhe varianti Real Madrid, që është hipoteza e fundit e ajo që mund të vrasë më shumë Barcelonën.