DRAMË BARDHEBLU/ Tirana e pafat, serbët i falen shtyllës për t’u kualifikuar


Shtylla e mallkuar… Nëse Ernest Muçi në minutën e 59-të do ta kishte çuar në rrjetë atë top diagonal që iu përplas portierit në trup dhe më pas i erdhi në ndihmë shtylla pingule, tani do të kishim një festë kombëtare. Por jo, këshillat e Gvozdenoviçit për të sulmuar nga ajri u bënë punë serbëve.

bandicam 2020-08-25 21-26-38-759

Tirana u eliminua nga Crvena Zvezda pasi humbi me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Champions, sepse luajtën si të barabartë me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre. Keqardhje e madhe, por futbolli është i pamëshirshëm. Nuk mund të krijosh aq shumë raste ndaj një skuadre më të madhe dhe të shpërdorosh një rast tjetër si ai i Kobinasë. Është ligji i pamëshirshëm: kur nuk shënon, do ta pësosh.E megjithatë, Tirana na bëri krenarë, sepse luajti me zemër në fushë dhe dha gjithçka nga vetja. Nuk e deshi fati as në minutën e 93-të, kur topi shkon pranë vijës fatale të porëts serbe, por serbët arrijnë të largojnë. Tani duhet të fokusohet te Liga e Europës, pasi bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator